Covid-19 në Kosovë: 2 viktima dhe 253 raste të reja në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 15:25
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 253 raste të reja me Covid , ndërkohë që janë shënuar edhe 2 viktima.
Janë kryer në total 1586 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 46.259 raste.
Numri i rasteve pozitive është 53.776 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.377 vdekje.