VIDEO e Ora News, makina shkrumbohet nga flakët në rrugën Plepa-Kavajë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 10:27
Një automjet është shkrumbuar nga flakët në rrugën Plepa-Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, 10 janar, në afërsi tëmalit të Robit, rreth 5 km larg Kavajës.
Një automjet tip "Ford" me targa AA 357 PL, siç edhe e shikoni në videon e siguruar nga Ora News, ka marrë flakë në ecje e sipër.
Mësohet se shoferi ka dalë menjëherë nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.
Shkak i zjarrit në mjet mendohet të ketë qenë një kontakt në fijet elektrike që kanë krijuar shkëndije.
Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë shuarjen e flakëve në mjet.