Me 320 kg hashash me vete, arrestohet 62-vjeçari shqiptar në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 10:51
Një 62-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke teksa është kapur duke transportuar 320 kg lëndë narkotike, e llojit hashash.
Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme në Dassia, në lartësinë e Villa Vasilaku, ku edhe u lokalizua 62-vjeçari.
Sipas mediave helene, lënda narkotike po transportohej nga Shqipëria, ndërsa vijojnë hetimet për zbulimin e vendit ku do dërgohej droga dhe të gjithë rrjetit të përfshirë.
/a.r,OraNews