Japonia ndalon hyrjen e shtetasve të huaj pasi u zbulua varianti i ri Covid-19 në vend

Japonia do të ndalojë hyrjen e shtetasve të huaj në vend nga e hëna deri në fund të janarit pasi disa raste të variantit të ri Covid-19 u regjistruan në vend, tha ministria e jashtme japoneze në një deklaratë.

Qytetarët japonezë dhe rezidentët e huaj ende mund të hyjnë, por atyre do u kërkohet të vetë-karantinohen për 14 ditë, shkruan CNN

Masa erdhi pasi qeveria e Tokios të shtunën konfirmoi dy raste të reja të variantit Covid-19 që përfshijnë njerëz që u kthyen kohët e fundit nga Britania e Madhe.

Dy rastet e reja ishin të parat që u zbuluan jashtë karantinës së aeroportit në vend. Të premten, pesë udhëtarë të tjerë nga Britania u zbuluan me variantin e ri në aeroportet ndërkombëtare të Japonisë.