Tragjedi ajore, rrëzohet helikopteri me ushtarë pakistanezë

Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri ushtarak me të cilin udhëtonin u rrëzua pranë kufirit me Kinën.

Helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që vdiq më herët në një ortek bore.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për arsye teknike.

Ushtria pakistaneze ka përjetuar disa incidente ajrore këtë vit.

Në muajin shkurt, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab. Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.

Në prill, dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab.