Gold Ag një super baba! Këto pamje të reperit me vogëlushin e tij do ju ngrohin shpirtin

Më datën 28 nëntor , Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi djali i tyre të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Gueril.

Gjatë gjithë kësaj kohe Gold Ag ka publikuar shpesh herë momente të bukura pranë vogëlushit të tij, së fundmi ka qenë bashkëshortja e tij e cila ka publikuar videon më të ëmbël.

Në këtë video reperi shihet duke mbajtur në krahë Guerilin e vogël ndërkohë që e përkund dhe e sheh gjithë dashuri.

Ai ka treguar më parë se do të kujdeset për të birin dhe do i falë atë që atij i ka munguar, dashuria e babait.