Këta janë 100 meshkujt më të bukur në botë, në listë 8 aktorët turq për të cilët 'çmenden' shqiptarët
Faqja e internetit Top Beauty World me bazë në SHBA ka shpallur listën e 100 meshkujve më të pashëm në botë për 2020.
Mes shumë emra të njohur të kinematografisë por jo vetëm bien në sy edhe emrat e 8 aktorëve turq mjaft të dashur dhe të pëlqyer edhe për publikun shqiptar.
Kështu sipas listës Top Beauty World 2020, Çağatay Ulusoye, Kıvanç Tatlıtuğ ishte i 33-ti, Kerem Bursin i 38-ti, Barış Arduç i 68-ti, Uraz Kaygılaroğlu i 82-ti, Can Yaman i 89-ti, Burak Özçivit i 91-ti dhe Burak Tozkoparan i 96-ti.
Nuk kaloi pa u vënë re fakti që aziatikët dhe amerikanët ishin shumica në renditjen e burrave më të pashëm në botë.
Koreja e Jugut Kim Taehyung zuri vendin e dytë në listë, me kinezin Xiao Zhan që zë vendin e parë. Vendi i tretë shkoi për indianin Shahrukh Khan.
Listës nuk i mungojnë Chris Hemsworth, Johnny Depp, Leonardo Dicaprio, Tom Cruise dhe Harry Styles.