Mesazhi pikant i Xhensilës për Alesia Bamin nga studio e Why Not

Xhensila Pere ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ku ka folur pa dorashka dhe u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të bëra nga moderatorja Roza Lati.

Ajo ka shfrytëzuar përgjigjet e pyetjeve për të dhënë dhe këshilla për një nga vajzat e njohura të ekranit shqiptar, Alesia Bami.

Nëse Xhensila do të jetonte në një shtëpi me Alesian ajo do tregohej e rreptë për ta kthyer atë në ato përmasa trupore që ka qenë dhe gjithashtu i kërkon Alesias të mirëpresë kritikat që i bëhen nga njerëzit më të mëdhenj se ajo pasi kritikat e bëra do e rrisin.

"Do ta futja në dietë. Do ta bëja 90-60-90, por flasim përsëri. Do ta futja te rruga e missit që ka filluar dikur 14-vjeç. Do ta mësoja si vajzën time se në fund të fundit është pak e vogël  që të mirëpresë kritikat sepse ato të rrisin e dashur Alesia"