Këngëtari i huaj i vjedh këngën Ronela Hajatit, këngëtarja i "nxjerr bojën" publikisht

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është një nga artistet më të pëlqyera në tregun muzikor. Si duket ajo ka qenë frymëzim edhe për artistët e huaj.

Së fundmi Ronela ka zbuluar se një këngëtar nga Puerto Riko,i njohur si Tito El Bambino, i ka vjedhur një nga hitet e saj më të njohura, "Pa Dashni."

Projekti muzikor i këngëtarit të huaj titullohet "OK" dhe melodia nga fillimi në fund është identik me atë të Hajatit.

Fansat e Ronelës kanë qenë të parit që e kanë zbuluar këtë gjë, dhe më pas vetë Ronela ka postuar në profilin e saj në instagram këngën e El Titos duke shkruar :"Ishe ma mirë se çokollata, apo jo ?"

Pas kaq viteve karrierë këngëtarja ka zbuluar se është duke punuar me albumin e saj të parë. Këngët e albumit do të jenë shumë ndryshe nga njëra-tjetra dhe do të përfaqësojnë një gjendje shpirtërore të saj.

Ajo është shprehur :''Po! Po bëj një album! Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë! 2021 shpresoj të na rikthej çfarë na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën! Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni…

Çdo këngë do të jetë ndryshe dhe secila do të përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë përditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës! Albumi do të jetë vizual ndaj me shpresë të gjitha këngët do të jenë me video! Duhet thjesht të prisni edhe pak kohë derisa të gjitha gjërat t’i finalizoj siç duhen!

Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë! Kam shumë surpriza këtë vit! Dhe është një premtim!