Albana Bajraktari befason me talentin si soprano, një arritje e Puccini-t për herë të parë në Why Not

Albana Bajraktari është vogëlushja me një super zë e cila mund të mahnitë dhe sopranot më me emër të botës.

Vetëm 13 vjeç dhe me talentin e saj ka korur goxha sukses pasi ajo ka qenë një ndër pjesëmarrëset e Virtuozëve përkrah ikonës së muzikës klasike, Inva Mulës.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati, Albana ka arritur të mahnitë të gjithë me vokalin e saj fantastik.

Ajo ka kënduar “O mio babbino caro” një këngë e cila kërkon një zë të jashtëzakonshëm dhe Albana ja ka dalë  me sukses dhe ka arritur të vjedhë duartrokitjet e të pranishmëve në studio dhe padyshim dhe të teleshikuesve.

Ndiqni videon: