Covid-19 në botë/ Afro 77 milionë infektime, rreth 1.7 milion viktima

Që në shfaqjen e tij, koronavirusi ka prekur deri tani afro 77 milionë vetë në shkallë globale dhe ka shkaktuar rreth 1.7 milion të vdekur, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë për nga numri i të infektuarve dhe viktimave, me mbi 18 milionë të diagnostikuar me koronavirus dhe mbi 323 mijë të vdekur, ndjekur nga India dhe Brazili.

Sa i përket Europës, në krye është Franca me mbi 2.4 milionë të infektuar dhe mbi 60 viktima, ndërsa pas saj vjen Mbretëria e Bashkuar me mbi 2 milionë infektime dhe mbi 67 mijë viktima, raporton Ora News.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë për një periudhë të rëndë që do të vazhdojë edhe në tre mujorin e vitit të ardhshëm, autoritetet kanë reaguar duke forcuar masat e izolimit.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë nga nisja e pandemisë regjistron 53,003 të infektuar dhe 1088 viktima.

/a.r,OraNews