Greqi ulet numri i infektimeve, 70 viktima nga Covid 19 në 24 orë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2020, 17:59
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 588 raste të reja me koronavirus, ndërsa 70 pacientë kanë humbur jetën.
Sakaq 515 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 77.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 131072, nga të cilët 52.5%, janë burra.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5211 (4.0%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 38349 (29.3%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.