Shkrumbohet automjeti në periferi të Tiranës, shkaqet ende mister
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2020, 16:36
Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor që të çon drejt TEG, në afërsi të Saukut.
Zjarri ka qenë i fuqishëm duke e shkrumbuar totalisht makinën, ndërsa policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka ka patur persona të lënduar nga ngjarja.