Stresi në arrati, zbulohet shteti i radhës ku po qëndron reperi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Dhjetor 2020, 18:43
Stresi ishte ndër të parët që organizoi protestën për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë.
Ai u shpall në kërkim nga policia dhe që prej asaj dite ka qenë në arrati.
Së fundmi nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram reperi ka lajmëruar ndjekësit e tij se është zhvendosur në Britani të Madhe.
“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Ju premtova që do vij!”– ka shkruar ai krah videos nga avioni.