Vrasja makabre e çiftit Pasho/ Merren në pyetje vajzat dhe ish e fejuara e djalit të tyre, pistat kryesore të hetimeve

Burimet e RTV Ora kanë konfirmuar se për masakrën e vrasjes së çiftit Shpëtim e Teuta Pasho, Prokuroria e Firenzes ka marrë në pyetje dy vajzat e tyre Viktora e Dorina Pasho si dhe vëllain e Shpëtimit, Dritan Pasho, të cilët jetojnë në Itali.

Pritet të merret së shpejti në pyetje, Elona ish e fejuara e Taulant Pashos e cila për momentin ka deklaruar për mediat se "ajo nuk është personi i fundit" që ka takuar çiftin Pasho. 

Taulant Pasho i dënuar për drogë

Autoritetet policore konfirmojnë se çifti Pasho është zhdukur në të njëjtën ditë kur djali i tyre Taulant Pasho ka dalë nga burgu i Solliccianos i akuzuar për trafik droge.  

Taulant Pasho në qershor të vitit 2016 është dënuar përsëri nga drejtësia pasi është kapur me 6 kg marijuanën në apartamentin e tij në varësi të burgut të Sollicianos.

I vënë nën urdhër arresti shtëpiak , Taulant Pasho ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. 

Falë Interpol, Taulant Pasho u gjet në një nga burgjet e Zvicrës ku prej tetorit të 2020 vuan dënimin nga drejtësia zvicerane po për trafik droge.

Burimet e RTV Ora konfirmojnë se Taulant Pasho, djali i çiftit shqiptar ende nuk është marrë në pyetje nga drejtësia italiane.

Familja pista kryesore e hetimeve

Elona e fejuara e Taulantit, Taulant Pasho, Dorina Pasho dhe Viktoria Pasho janë personat kyç në zbardhjen e kësaj ngajrje. Sfera familjare është pista kryesore ku po hetojnë autoritetet italiane për zbardhjen e kësaj ngjarje makabre.

Për RTV Ora , autoritetet policore kanë konfirmuar se në krahun e gjetur në njërën nga valixhet ishte tatuazhi i një spirance me mbishkrimin SHP VLORA, që janë inicialet e emrit dhe qyteti i lindjes së Shpëtim Pasho 54 vjeç në momentin e zhdukjes.

Disa detaje ende jo të konfirmuara zyrtarisht evidentojnë se çifti Pasho është ekzektuar në kushtet e një ambienti shtëpiak pasi kanë qenë te veshur me pizhama, elemente që janë gjetur në pjesët e trupave të copëtuara brenda katër valixheve të hedhura në afërsi të burgut të Sollicianos.

Historiku i ngjarjes

Katër valixhet janë gjetur në një periudhë katër ditore nga njëra-tjetra në afërsi të mureve rrethuese të burgut të Sollicianos dhe të banesës ku dikur jetonte Taulant Pasho dhe ish e fejuara e tij Elona.

Ditën e zhdukjes më 2 nëntor 2015 Shpëtim e Taulant Pasho priteshin të festonin së bashku në këtë banesë daljen e djalit të tyre nga burgu.

Deklarata e Elonës "se nuk është personi i fundit që ka takuar çiftin Pasho" do të sjellë zhvillime të reja të kësaj ngjarje.

Prokuroria e Firenzes po heton dhe mbi 40-50 mijë eurot e zhdukura që çifti Pasho kishte me vete gjatë qëndrimit të tyre në Itali më 2015.

Burimet konfirmojnë se RTV Ora se po hetohen dhe marrëdhëniet e motrave Pasho me vëllain e tyre Taulant që nuk kanë qënë të qeta. Dorina Pasho vite më parë ka denoncuar vëllain Taulant për dhunë fizike, pasi nuk e lejonte të frekuentonte partnerin e saj, i cili kishte qenë i martuar.

Gjetja makabre e trupave të bëra copë të çiftit Shpëtim e Teuta Pasho vazhdon të trondis publikun italian.