Venezuela në krizë ekonomike, mbytet varka me emigrantë

Trupat e 14 emigrantëve janë gjetur dy ditët e fundit në brigjet e Venezuelës.

Mendohet se ato janë pjesë e një grupi prej 20 venezuelianëve që kishin tentuar të largoheshin nga vendi me varkë për shkak të kushteve të këqija ekonomike.

Varka ishte nisur nga Guiria në veri-lindje të Sucre dhe besohet se synonin të arrinin në Trinidad dhe Tobago.

Mediat lokale bëjnë me dije që deri më tani 2 nga viktimat janë fëmijë.

11 trupa u gjetën të shtunën në një plazh në afërsi të Guiria, ndërkohë që dy të tjerë u gjetën në një plazh tjetër aty pranë.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit ka publikuar shifrat ku vihet re se 5.4 milion banorë kanë lënë Venezuelën në 5 vitet e fundit për shkak të kushteve të këqia në vend.