Vaksina e Covid-19: Një infermiere, personi i parë që merr vaksinën Pfizer në SHBA
Në Shtetet e Bashkuara filloi vaksinimi kundër sëmundjes Covid-19. E para ishte një infermiere në Nju Jork. ShBA-ja është duke u përgatitur për të ndërmarrë një fushatë masive vaksinimi me synimin për të injektuar 100 milionë vetë deri në muajin prill. Nga ana tjetër gjendja sa vjen e vështirësohet dhe numri i viktimave po arrin në rreth 300 mijë.
Sandra Lindsay, infermiere në Nju Jork, është amerikania e parë që merr dozën e parë të vaksinës së të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.
"Ndjehem shumë mirë sot. Shpresoj se tani do të fillojë fundin e një epoke shumë të vështirë të historisë sonë. Dua të shtoj besimin e publikut se vaksina është e sigurtë. Ndodheni në pandemi dhe duhet të japim kontributin ton," tha Lindsay që punon në një shtëpi kujdesi për të moshuar.
ShBA-ja është duke u përgatitur për të ndërmarrë një fushatë masive vaksinimi me synimin për të injektuar 100 milionë vetë deri në prill.
Nga ana tjetër gjendja sa vjen e vështirësohet.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i viktimave po arrin në rreth 300 mijë dhe vendi po shënon rekord për infektimet e reja brenda një dite.
Guvernatori Andrew Cuomo, duke ndjekur përmes videos çastin e vaksinimit, tha se shpreson se vaksina do të ndihmojë personelin shëndetësor.
"Do të duhen muaj deri sa vaksina të arrijnë popullatën e gjerë. Kjo është drita në fund të tunelit, por ky është një tunel i gjatë," tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të mbajnë distancimin fizik dhe maskat.
Në Uashington, presidenti Donald Trump tha se ka anuluar planin për të vaksinuar me përparësi zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë në ditët në vazhdim.
Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech ka një efikasitet prej 95%.
Tani po shpërndahen tre milionë dozat e para në 50 shtetet amerikane.