Vaksinimi në SHBA, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë marrin dozat e para

Anëtarët më të vjetër në moshë të administratës Trump do të jenë të parët që do të vaksinohen për Covid-19 në SHBA.

Autoritetet raportuan se stafi i Shtëpisë së Bardhë do ta marrin vaksinën e Pfizer/BioNTech përgjatë kësaj jave, por të dielën Presidenti Trump tha se do të vaksinohen disa raste specifike.

Vaksina ka efektivitet 95% ndaj koronavirusit dhe u miratua si e sigurt vetëm të premten.
Tre milion dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të gjithë SHBA.

Fillimisht janë plotësuar me vaksinë një strukturë mjekësore në Michigan.

Vdekjet si pasojë e Coronavirus janë rritur ndjeshëm që nga nëntori në SHBA, me një rritje ditore rekord botëror prej 3309 personash te raportuar të shtunën.

Disa nga vaksinat e para do të rezervohen për ata  që punojnë në afërsi të Trump, thanë zyrtarët për disa media amerikane.

Vaksinat do t'u ofrohen zyrtarëve në të tre degët e qeverisë duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Gjykatën e Lartë.

Plani i vaksinimit, raportuar nga New York Times, u konfirmua nga zëdhenësi i Këshillit  të Sigurimit Kombëtar, John Ullyout të Dielen.

Ai tha se " Populli amerikan duhet të ketë besim, sepse po merr të njëjtën vaksinë si edhe zyrtarët e lartë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, me këshillën e profesionistëve të shëndetit publik".