Greqi ulet ndjeshëm numri i infektimeve, 85 viktima nga Covid 19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 693  raste të reja me koronavirus, ndërsa 85 pacientë kanë humbur jetën.Sakaq 552 pacientë po trajtohen me intubim, ndërsa 77 % e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese  ose janë të moshës 70 vjeç e lart.Numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin 124534, nga të cilët 52.6%  janë burra.Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet e Shëndetit në vend, rezulton se 5109 (4.1%) e rasteve kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe  5109 (4.1%) kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur.