Protestuesit para gjykatës, lihen në burg 10 nga 24 të ndaluarit

Vetëm në 5 ditët e para të protestave të zhvilluara në kryeqytet pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha në total janë proceduar penalisht 314 persona, nga të cilët 95 persona janë arrestuar.

Këtë të hënë para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masat e sigurisë kanë dalë 24 persona, mes të cilëve edhe një maturant. 

Për 4 prej tyre është dhënë masa e arrestit burg pa afat, ndërsa 6 të tjerë do të qëndrojnë në qeli deri më 24 dhjetor.

Ndërkohë për 14 të arrestuarit e tjerë Gjykata e Tiranës ka qenë më pak e ashpër duke vendosur 4 masa sigurie arrest në shtëpi, dhe 10 masa “detyrim paraqitje”.

LEXO EDHE

“I kam marrë të gjitha rajonet rresht” Mbushen komisariatet, prindërit kërkojnë fëmijët e arrestuar