BOOM - Ndërtimi për pallat u bllokon rrugën 15 familje në "Ali Demi"
Në redaksinë e emisionit Boom telefonoi Z. Kadife Ereqi e cila ankohet se një firmë ndërtimi i ka bllokuar rrugën për të hyrë në shtëpi.
Por se çfarë ka ndodhur konkretisht ndjekim kronikën në vazhdim.
Siç e ndoqët ambulanca e kishte të pamundur për tu futur te ajo rrugë në rast urgjence sepse ishte bllokuar nga firma e ndërtimit.
Pra në rast urgjence as ambulance dhe as zjarrfikësja nuk mundet të depërtojnë brenda rrugicës.
Ankesat e banoreve për këtë çështje nuk kanë marrë zgjidhje sepse ata duan të dinë kush janë kushtet e lejes së ndërtimit dhe a janë zbatuar në këtë rast nga firma.
Banorët: Epo kjo nuk është pare e nuk është dëgjuar, të bllokohet rruga në atë mënyrë që të mos hysh dot në shtëpinë tënde.
Banoret kujtojnë me ‘nostalgji’ kohën kur në rrugën e tyre kalohej me makinë ndërsa tani duhet të ‘vihen në rresht’ për t'u futur në shtëpi.
Por sa është hapësira që iu është lënë banorëve për të kaluar? Gazetarja BOOM ka bërë matjet në terren.
Fillimisht në hyrje rruga ishte e gjerë 2.9 metra, më pas vinte duke u ngushtuar ne 1.1 metër ndërsa te një tjetër banor gjerësia e rrugës shkon në 50 centimetra.
Banori: Ne banojmë qysh në vitin 1990 këtu. Kjo rrugë ka qenë rreth 6-7 metra e gjerë. Sot nuk kalojmë dot as me biçikletë.
Por Boom nuk e la me kaq, por kërkoi informacion pranë Bashkisë Tiranë në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit.
A janë zbatuar kushtet teknike gjatë këtij bllokimi ? Deri në këto moment nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga ky institucion.