Topalli: Ndalimi i gazetarit të RTV Orës është i pafalshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2020, 22:03
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se ndalimi i gazetarit Xhoi Malësia është i pafalshëm.
Topalli: Ndalimi i gazetarin është i pafalshëm. Edhe nëse polici është në kushte të vështira, ai duhet të bëjë kujdes. Besoj se do të lirohet menjëherë.
Vrasja e 25-vjeçarit është e pafalshme, ndërsa për ata që flasin për pemë, atëherë kemi pandjeshmëri. Kur vritet dikush, e kemi parë edhe në botë, i jep të drejtë njeriut që të protestojë dhe të marrë para.