Trump: Nënshkrova urdhrin, vaksina fillimisht për amerikanët më pas për vendet e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 10:44
Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin me të cilin do të sigurohet vaksinat anti-Covid për amerikanët.
Më pas shpërndarja e tyre do të bëhet edhe në shtetet e tjera.
“Kam nënshkruar urdhrin që siguron se çdo qytetarë amerikanë të jetë prioritet sa i përket marrjes së vaksinës. Pas kësaj do të bashkëpunojmë me vendet e tjera në mbarë botën”- ka shtuar Trump,
Presidenti aktual ka theksuar se çdo amerikanë që dëshiron ta marrë vaksinën, do ta ketë rastin ta bëjë një gjë të tillë.
Kohë më parë ai kishte bërë të ditur se vaksinën fillimisht do ta marrin grupet më të rrezikuara, derisa pjesa tjetër do ta kenë mundësinë ta marrin atë në muajin prill.
https://twitter.com/WhiteHouse/status/1336395144615124996