Brataj: Situata e qëndrueshme, sidomos sa i përket të sëmurëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2020, 21:46
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se situata është e qëndrueshme, sidomos sa i përket të sëmurëve.
Brataj: Situata e qëndrueshme, sidomos sa i përket të sëmurëve. I kemi bërë spitalet gogol. Ka teori nga më të ndryshmet që krijojnë konfuzion. Sistemi shëndetësor po mban mbi shpatulla një ngarkesë së madhe. Deri sa po përballohet situata, do të thotë që menaxhimi është i mirë, por analiza do të bëhet në fund.