Ora News siguron pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e shtunë në Kamëz dhe që rezultoi fatal për një 22-vjeçare ndërsa la të plagosur mikeshën e saj 19-vjeçare.

Një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë është përplasur me dy mjete të tjera ndaj dhe goditja ka qenë shumë e forte dhe tragjike për 22-vjeçaren.

Dy vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t’u mbijetoj plagëve të rënda. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren D.D për veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”, drejtuesen e mjetit tip SMART.

Dy vajzat ishin mike me njëra-tjetrën dhe ishin në të njëjtën makinë.