Infektohet Rudy Giuliani, Trump: Ka rezultuar pozitiv me Virusin e Kinës

Rudy Giualiani, ish kryebashkiaku i New York-ut dhe avokati i presidentit Donald Trump, ka rezultuar pozitiv në testin e fundit të Covid-19.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Trump, i cili përmes një postimi në Twitter përveç se i uron shërim të shpejtë bashkëpunëtorit të tij, nuk kursen as "thumbat" politike.

"Rudy Giuliani, deri tani kryebashkiaku më i madh në historinë e NYC, i cili ka punuar pa u lodhur duke ekspozuar zgjedhjet më të korruptuara (deri tani!) në historinë e SHBA-ve, ka rezultuar pozitiv me Virusin e Kinës. Shërim të shpejtë Rudy, ne do të kujdesemi për më tej".