FOTO/ Çmendet moti në Itali, reshje bore, përmbytje dhe rrëshqitje dherash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2020, 15:27
Sikur të mos mjaftonte Covid-19 dhe vala e dytë që po godet vendin, Italia po përballet edhe me një mot të keq.
Pjesa veriore e shtetit apenin duket më e goditura, ndërsa nuk kanë munguar reshjet e dendura të borës dhe të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash, raporton Ora News.
Është dhënë tashmë alarmi i verdhë në disa zona të Lombardisë, në Liguria, Marche, Lazio, Toscana dhe Basilicata.
Shumë lokalitete në Alto Adige kanë mbetur të izoluara për shkak të mbylljes së rrugëve.
Imazhe nga disa zona të Italisë