Italia regjistron 18 887 raste të reja dhe 564 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Italia ka kapërcyer mbi 60 mijë viktima të shkaktuara nga pandemia globale. Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 564  viktima e  18 887 të infektuar nga Covid 19.

Në krahasim me një ditë më parë vihet re një numër më i ulët i tyre, fakt i lidhur më numrin më të ulët dhe të tamponëve të kryer në 24 orë.

Janë 163 550 tamponë kundrejt mbi 200 mijë tamponë të kryer në ditët e shkuara.

Numri i pacientëve të shëruar është  17 186 duke e çuar në 913.494 numrin e tyre që nga nisja e pandemisë e deri më sot.

Dita e sotme ka regjistruar  233 të infektuar më shumë që kanë kërkuar kurim në strukturat spitalore, por dhe 63 pacientë më pak të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Deri më sot pandemia Covid 19 ka shkaktuar në Itali 1.728.878 të infektuar e 60.078  viktima.

Të infektuar aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë 755.306 .