Britania bëhet gati për shpërndarjen e vaksinës këtë javë, ja personat që do e përfitojnë në fillim
Britania e Madhe është duke u përgatitur për shpërndarjen e vaksinës Pfizer dhe BioNTech këtë javë. Qeveria të dielë deklaroi se vaksina fillimisht do të jetë disponueshme për spitalet dhe më pas do të shpërndahen rezerva në klinikat e mediave.
Sipas Reuters, dozat e para do të shpërndahen të martë, derisa Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) do t’ju japë përparësi personave mbi 80 vjeç, punonjësve të kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit, stafit dhe banorëve në shtëpitë e kujdesit.
Britania e miratoi javën e kaluar përdorimin emergjent të vaksinës kundër Covid nga Pfizer dhe BioNTech.
Në total, vendi ka porositur 40 milionë doza, që secili person duhet të marrë nga dy doza të vaksinës. Kjo është e mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz në të gjithë vendin.
Rreth 800 mijë doza të vaksinës pritet të jenë në dispozicion brenda javës së parë