Turqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet godet vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2020, 14:35
Një tërmet me magnitudë 5.2 u regjistrua në provincën jugore të Antalias ditën e sotme, sipas agjencisë së menaxhimit të katastrofave të vendit.
Mediat turke shkruajnë se lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur rreth 15-20 sekonda, ndërsa qytetarët kanë dalë jashtë nga banesat e tyre për shkak të frikës.
Nuk raportohen dëme në njerëz apo ndërtesa.