Rrëqethin fëmijët e Kasem Hysenbelliut: Më fal që s'të shpëtova dot o ba
Ndarja nga jeta e parakohshme e Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, mëngjesin e sotëm ka trishtuar shumë njerëz të medias, politikës, biznesit, por mbi të gjitha familjarët e tij.
Ina dhe Kevin, vajza dhe djali i Kasem Hysenbelliut, nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tyre sociale kanë përlotur të gjithë ndjekësit me dedikimet prekëse për babain e tyre.
Vajza e tij ka publikuar disa foto mjaft të bukura krah të atit.
“Më fal baba që stë shpëtova dot. Ma këpute shpirtin o ba. Zemra ime që ua hape derën të gjitheve. Ah shpirti im që më le vetëm. Ishe me i miri prej nesh”- shkruan ajo
Me fjalë prekëse shprehet dhe i biri i të ndjerit.
“Nuk kam fjalë, çdo fjalë është e tepërt, e vetmja fjalë është më këpute shpirtin dhe krahët, do më mungosh o bab”- shkruan Kevin.