Media si vrasëse në shtimin e të infektuarve dhe të vdekurve me COVID 19
COVID po merr tashmë jetë njerëzish çdo ditë.
Kësaj fatkeqësie i ka ndihmuar edhe ajo pjesë e medies, e cila merrte dhe shfaqte në ekrane, njerëz të sëmurë psikik që flisnin me orë për teori konspirative për COVID 19, me teori Iluminati që do bëjnë vaksina për t'i vënë CHIPA për të kontrolluar njerëzimin.
Me demonstrues idiot që refuzonin vënien e maskës në emër të “lirisë”.
Me një kryeidiot që si gomar pëlliste në studio televizive: futem unë në spitalin infektiv pa maskë dhe takoj të sëmurët, nuk ka COVID.
Një njeri, dy-tre-dhjetë, njëqind, njëmijë, dhjetëmijë edhe njëqindmijë mund të jenë të sëmurë mendorë në një popull tre milion, por të sëmuret një popull i tërë nga një media si inspiruese e çmendurisë kolektive dhe pjesë e elitës së të çmendurve delirantë mitomanë, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Ajo pjesë e medies që ka promovuar këta idiotë është përgjegjëse në shtimin e të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID
