Covid 19: Italia bilanc tragjik, 814 viktima e 24.099 të infektuar në 24 orët e fundit
Koeficienti i infektimit në Itali është ulur dukshëm në krahasim me një javë më parë duke u reduktuar nga RT 1.08 në RT 0.91.
Analizimi i të dhënave të javës së fundit të pandemisë i bën mjaft optimistë ekspertët italianë të shëndetësisë në bindjen se masat e një izolimi territorial në varësi të nivelit të infektimit, po funksionojnë, dhe pse dita ditës vazhdojnë të regjistrohen të infektuar e një numër mjaft i lartë viktimash.
Sipas të dhënave të fundit të pandemisë në nivel europian, Italia ka përqindjen më të lartë të vdekshmërisë tek të sëmurët Covid. Ky koeficiente është 3.5% ndërkohë që mesatarja europiane e vdekjeve nga Covid është 2.2% e në Gjermani është 1.6%.
Prej ditës së sotme datë 4 dhjetor 2020 në Itali kanë hyrë në fuqi zbatimi i masave të reja në fokusin e festave të fundvitit me synimin që brenda 15 ditëve të ardhshme të hiqet regjimi i lockdown-it territoral dhe i gjithë vendi të ketë një sistem masash homogjene në luftën kundër pandemisë.
Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 814 viktima e 24.099 të infektuar,
Janë regjistruar 25.576 të shëruar e numri total i tyre që nga nisja e pandemisë ka arritur në 872.385.
Të infektuar aktivë me Covid 19 janë 757.702 e 31200 pacientë po kurohen në struktura sptialore, 512 më pak se një ditë më parë , 3567 pacientë në reparte të terapisë intesive e 722935 në izolim shtëpiak.
Në 24 orët e fundit janë kryer 206.741 tampone e nurmi i tyre i përgjtihshëm është 22.767.130.
Që nga nisja e pandemisë Italia ka regjistruar 1.688.939 të infektuar e 58.852 viktima Covid.
