Kina kërcënimi më i madh për të gjithë botën
Zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane thotë se Kina është “kërcënimi më i madh për demokracinë dhe lirinë” që nga Lufta e Dytë Botërore.
Duke shkruar në Wall St Journal, John Ratcliffe tha se Kina po rrit fuqinë e saj duke vjedhur sekretet e SHBA-së dhe më pas duke zëvendësuar firmat amerikane në treg, raporton bbc.
Administrata e Donald Trumpit ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kinës, duke vendosur tarifa mbi mallrat kineze dhe duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.
Ndaj këtyre akuzave të bëra deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga KIna.
Ata i janë përgjigjur me forcë lëvizjeve të SHBA-së, siç janë vendosja e tarifave dhe përpjekjet për të mbajtur gjigantin e telekomunikacioneve Huawei larg tregut amerikan.
Pekini po përgatitej për ballafaqim me SHBA-të dhe synonte të mbizotëronte botën “ekonomikisht, ushtarakisht dhe teknologjikisht”- thotë Ratcliffe.