Mizore/ Babai braktisi foshnjën në koshin e mbeturinave dhe hiqej sikur po e kërkonte

Një i porsalindur është braktisur në një qese plastike nga vetë babai i tij. Nëna e foshnjës, nga Modica i kishte kërkuar partnerit të saj ta linte në spital por ai kishte vendosur ta fuste në një qese plastike dhe ta linte pranë një koshi mbeturinash.

Më pas ai kishte telefonuar policinë për të denoncuar rastin se pranë koshit të mbeturinave ndodhej një foshnjë.


Më 4 nëntor ai telefonoi zyrën policore duke pretenduar se kishte vënë re një qese plastike pranë dyqanit të tij dhe kur ishte afruar kishte kuptuar se brenda saj ndodhej një foshnjë.

Mirëpo, ky version nuk i bindi policët të cilët vazhduan më tej hetimin dhe zbuluan që ky burrë ishte babai i vërtetë i foshnjës.


Falë ndërhyrjes së policisë dhe një ambulance, djali i vogël u dërgua në spital dhe menjëherë u vendos në kujdesin intensiv.

Burri, 59 vjeç, është në arrest shtëpie, ndërsa foshnja është e sigurt pranë një familje të cilët menjëherë vendosën ta birësonin.