Misioni “Chang'e-5” i Kinës lë sipërfaqen e Hënës
Kina ka përmbyllur fazën tjetër të misionit të saj “Chang'e-5 Moon”, pas mbledhjes së materialeve në sipërfaqen e Hënës.
Një dispozitiv ndezi motorët për t’u drejtuar në një modul shërbimi, që do të sjellë në Tokë materiale shkëmbinjsh dhe pluhur hënor. Kanë kaluar rreth 40 vjet qëkur mostrat hënore janë sjellë në planetin tonë, shkruan “BBC”.
Sonda hënore ka ende për të kryer disa hapa të tjerë kyç për të përmbyllur me sukses misionin. Fazat e ardhshme do të jenë fluturimi përsëri drejt Tokës, hyrja në atmosferën e Tokës dhe ulja e sigurt, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në Kinë.
“Chang'e-5” arriti në Hënë të martën dhe menjëherë nisi punën për të mbledhur materialet e nevojshme. Pajisja për ulje kishte një sistem zbritje të motorizuar, i cili qëndroi në sipërfaqe deri në momentin e largimit.