Fiori Dardha infektohet me Covid-19, ja kush do të jetë në krah të Rozana Radit në “Boom”
Nuk i shpëton infektimit me Covid-19 as njëra nga drejtueset e emisionit investigativ “Boom” në RTV Ora.
Bëhet fjalë për Fiori Dardhën, e cila e ka bërë të ditur lajmin në rrjetet sociale.
Ndërkohë Dardha rrëfen se deri në shërimin e saj nga virusi, në krah të Rozana Radit do të jetë Erion Korini.
Fiori Dardha: Ndonese kam treguar nje kujdes te jashtezakonshem dhe prej muajit mars, (thuajse) kam jetuar me maske , covidit nuk i shpetova dot!
Duke qene se jam autore dhe prezantuese e nje emisioni te perditshem, do te vazhdoj te punoj nga shtepia per te pergatitur jo vetem "BOOM", por per te finalizuar sa me shpejt edhe projektin tim #GOCAT✔
Falenderoj Erion Korinin qe pranoi te me zevendesonte gjate diteve qe do te me duhet te qendroj e izoluar.
@rozana_radidhe @erionkorini jane miq shume te mire dhe do te dine ta percojne kimine qe kane me njeri-tjetrin edhe tek publiku.
Kam fatin te punoj me nje staf te mrekullueshem dhe jam e bindur qe mbeshtetja e kolegeve dhe e drejtuesve te TV ORA nuk do me mungoje edhe keto dite!