Rama sot në "PolitikOn", Maliqi: Të kërkojë falje për policët me maska dhe automatikë në RTV Ora
Në një intervistë për gazetarin Leftion Peristeri në Ora News deputeti Lefter Maliqi ka bërë një rezyme të situatës politike në vend dhe atë çfarë pritet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Maliqi nuk kurseu edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, që sot në ora 21:00 do të jetë i ftuar i gazetarit Alfred Lela në “PolitikOn”.
Lefter Maliqi: “Sot dëgjova që po kërkohet edhe heqja e prostitucionit si vepër penale, të hiqet edhe përdorimi i lëndëve narkotike, çfarë do të thotë, për sa kohë i pari i vendit, Beu i Surrelit, kryeministri që do e keni sot në orën 9, këtu te televizionet tuaja dhe mos harron atë veprimin banditesk dhe shpresoj që sot te mediat tuaja të kërkojë një ndjesë për ata policët e forcave speciale, të RENEA-s me maska, me automatikë, një presion që iu bë medias së lirë, që u dënua edhe nga faktori ndërkombëtar.
Nuk më duken ndonjë habi këto ndryshimet që kërkohen për përdorimin e drogës kur vetë është i akuzuar si përdorues i drogës. Keq më vjen, por unë kam pritur dhe pres një opozitë më të fortë. Unë nuk jam i kënaqur me opozitën pavarësisht se besoj në fitoren e padiskutueshme, për shkak edhe të zhgënjimit të socialistëve.
Opozita duhej të ishte ngritur se po të ishte ky në opozitë do ishte para parlamentit me çadra, edhe para qeverisë. Vetëm për një gjë, Gjykatën Kushtetuese. Vendi është pa Gjykatë Kushteuese. Çka do të thotë vendi është i mbaruar".