Covid-19 në Kosovë/ 10 viktima dhe 521 infektime të reja në 24 orë

Situata me Covid-19 mbetet  mbetet problematike në Kosovë, duke marrë 10 jetë njerëzish në 24 orët e fundit.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, janë regjistruar 521 raste të reja, nga 1.375 të testuar.

Sakaq gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.