Festat e fundvitit, Franca urdhëron anullimin e pushimeve në Zvicër
Kontrollet kufitare kanë njoftuar se do të ndalojnë qytetarët francezë të udhëtojnë drejt Zvicrës për të bërë pushime pranë qendrave të skive.
Franca në bashkëpunim me Gjermaninë dhe Italinë po punon me mbylljen e teleferikëve për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19, por plotësisht të kundërtën po bën Zvicra.
Sezoni i skive për Krishtlindje dhe Vitin e Ri është një traditë për këto vende dhe një periudhë vitale për ekonominë e Europës.
Shumë lider europianë janë përpjekur të planifikojnë organizimin e qytetarëve dhe masave anticovid në këtë periudhë të festave të fundvitit.
Sidoqoftë Zvicra ka qenë kundër mbylljes së qendrave të skive, edhe për faktin që nuk është pjesë e BE. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Spanja e Austria.
Sakaq Italia po mendon kufizimin e udhëtimeve drejt këtyre zonave, ndërkohë që më të rrepta janë treguar Gjermania dhe Franca duke mbyllur çdolloj kominikimi për këtë fakt me Zvicrën.