Gjermani: Makina u fut në shëtitoren e këmbësorëve, pesë viktima mes tyre foshnja 9 muajshe

Pesë persona mes tyre një foshnjë 9-muajshe humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë hyri me shpejtësi në një shëtitore për këmbësorët në qytetin Trier të Gjermanisë Jugperëndimore të martën, raporton CNN.

Oficerët arrestuan shoferin e makinës, një shtetas gjerman 51-vjeçar. Ai po merret në pyetje nga policia dhe do të ndiqet penalisht për vrasje tha policia.

Kryeprokurori publik tha që shoferi ishte "i dehur " - me një nivel alkooli në gjak 1.4 - dhe ka "indikacione të problemeve psikologjike                       

"Ne gjithmonë i shohim këto imazhe në TV, në vendet e tjera dhe gjithmonë mendojmë se kjo nuk mund të ndodhë në Trier. Dhe tani ka ndodhur në Trier, dhe unë jam këtu si kryetar i Bashkisë, dhe nuk kam fjalë dhe pyes veten, si a mund ta ketë një njeri të tillë këtë ide "? tha kryetari i bashkisë së Trierit Wolfram Leibe