'Mbi Benjamin Bozhanin u qëllua 22 herë', dalin detaje të reja nga vrasja e 27 vjeçarit në Dukat

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 27 vjeçarit Benjamin Bozhanit, mbrëmjen  e djeshme në Fushë-Dukat Orikum

Mësohet se mbi 27 vjeçarin është qëlluar mbi 22 herë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja kallashi dhe pistolete

Mendohet se autorët të ngjarjes kanë qenë 2 persona që e njihnin mirë zonën ku u ekzekutua 27 vjeçari.

Dyshohet se automjeti i autorëve i ka prerë rrugën makinës së 27 vjeçarit.

Lexo dhe:
EMRI/ Atentat në Dukat të Vlorës, vritet 27-vjeçari

“Brenda një makine ka një të vdekur”/ Si u njoftua Policia për vrasjen e 27-vjeçarit në Vlorë