Makina futet në shëtitore në Gjermani, raportohen 2 viktima dhe 15 të plagosur rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2020, 15:22
Një makinë ka hyrë me shpejtësi në një shëtitore për këmbësorët në Gjermani, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur rëndë 15 të tjerë.
Mediat gjermane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Trier, 120 milje larg nga Frankfurti.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që është arrestuar shoferi i makinës.
Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin në qendrën e qytetit, pranë zonës së rrethuar.
?? #ULTIMAHORA un conductor arrasa en una calle peatonal y mata a al menos dos personas en la localidad alemana de ?Trier
Arresto del conductor en Trier??pic.twitter.com/zJprHfVdG7
— Rafael Yuste!? (@Rayusmu) December 1, 2020