Buxhuku: Ne kemi bërë të pamundurën që të mos futemi në BE

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kreu i Konfindustria Gjergj Buxhuku u shpreh se qeveritë kanë bërë të pamundurën që të mos futemi në BE.

Buxhuku: Ky është një proces afatgjatë, duhet të presim. Kryelajmi i ditës së sotme është shtyrja e negociatave.

Fakti që ne na janë shtyrë negociatat, ata na kanë dashur që të na fusin ne në BE, por ne kemi bërë të pamundurën që të mos futemi. Qeveri e ka bërë këtë.