Përplasje fetare në Indonezi, ushtria "gjueti" për grupe radikale

Ushtria indoneziane ka ngritur një grup special policor, i cili do të gjurmojë grupet e dyshuara se kanë lidhje me shtetin islamik ISIS.

Vendimi u mor pas disa sulmeve të njëpasnjëshme  ndaj popullsisë së krishterë.

Katër anëtarë të Ushtrisë së Shpëtimit u vranë mizorisht, ku njërit iu pre koka në një pritë të organizuar në ishullin Sulawesi përgjatë të premtes.

Intoleranca ndaj minoritetit të krishterë është rritur kohët e fundit për shkak të krijimit të grupeve islamike.

Anëtarët e një kishe i cilësuan aktet si sulm terrorist, duke nxitur përplasje fetare.

Një grup burrash me pikëpamje radikale që mbanin shpata dhe armë sulmuan një pjesë të Ushtrisë së Shpëtimit në fshatin e largët Lemban Tongoa në provincën Qendrore Sulaëesi të Premten në mëngjes.

Përveç viktimave, ata dogjën çdo banesë që u doli para, përfshirë edhe një kishë.

Indonezia, kombi më i madh në botë me shumicë myslimane, është përballur prej kohësh me sulme terroriste, ndërsa Sulawesi ka parë një dhunë sporadike midis të krishterëve dhe myslimanëve gjatë viteve.