VIDEO nga “E bukura Amerikë” në Shtëpinë e Bardhë, dekori i fundit i Melanisë
“E bukura Amerikë,” kjo është tema e zbukurimeve të Krishtlindjes këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Melania Trump zgjodhi t’i kushtojë homazh “madhështisë“ së kombit amerikan, në të fundit Krishtlindje si Zonjë e Parë.
"E bukura Amerikë" është tema që është përzgjedhur këtë vit në Shtëpinë e Bardhë, si një homazh për madhështinë e kombit amerikan. Ishte zonja e parë Melania Trump, e cila në nëpërmjet një videoje postuar në twitter zbuloi temën e këtij viti, ndërsa spikatën zbukurimet tradicionale me ngjyra ari, argjendi dhe drita të bardha. Kjo është Krishtlindja e fundit e saj si zonjë e parë në Shtëpinë e Bardhë.
“Gjatë kësaj periudhe të veçantë të vitit, jam e lumtur të ndaj me ju "Amerika e Bukur", një homazh kushtuar madhështisë së Kombit tonë. Së bashku, festojmë në këtë tokë të cilën të gjithë jemi krenarë ta quajmë shtëpi.”
Zgjedhjet e guximshme estetike që tërhoqën kaq shumë vëmendje në Krishtlindjet e kaluara mungojnë dukshëm.
Këtë vit, një tren lodrash - "White House Express" - rrethon një kurorë të vendosur në një tryezë qendrore. Ornamentet mbajnë emrat e fëmijëve nga Maryland, Michigan dhe Ishujt Mariana Veriore.
Trandicionalisht, zonja e parë ka mbikëqyrur dekorimet e festave në Shtëpinë e Bardhë që nga viti 1961.
Ishte Jacqueline Kennedy që vendosi e para stolitë e lodrave, zogjve dhe engjëjve me temë nga baleti i famshëm "The Nutcracker" në një pemë të Krishtlindjes në Dhomën Blu.