Shpërndarja e vaksinës anticovid, Administratori i aeroporteve italiane për Ora News: Ju tregon planin e qeverisë
Më datë 2 dhjetor ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza do të prezantojë në dy dhomat e Parlamentit italian planin mbi mënyrën e shpërndarjes së vaksinës anticovid në të gjithë territorin kombëtar.
Sipas marrëveshjes me Bashkimin Europian në mes të muajit janar 2021 Italia do të jetë gati për shpërndarjen e dozave të para të vakisnës Pfizer ndërkohë që ka nënshkruar kontratë dhe për blerjen e dozave të dy vaksinave të tjera Astrazeneca e Moderna.
Për vaksinë Pfizer mënyra e shpërndarjes dhe e transportit të saj kërkon një nivel të lartë menaxhimi pasi dozat e vaksinës duhet të ruhen në impiante frigoriferikë në temperaturën -70 deri në -80 gradë celsius.
Dy janë aeroportet italiane të autorizuara për shpërndajen e barnave farmaceutikë, Aeroporti “Fiumicino” në Romë e “Linate” në Milano e asnjë nga këto dy aeroporte nuk kanë instrumente të tilla konservimi.
Administratori i Përgjithshëm i aeroporteve në Romë, Marco Troncone i është përgjigjur pyetjeve të gazetares së RTV Ora në Romë se si po organizohet aeoroporti i Fiumicinos për transportin e vaksinës, por dhe mbi problematikat e humbjeve që ka shkaktuar kriza pandemike e garantimi i sigurisë së lëvizjes së udhëtarëve në të ardhmen.
- Në mes të muajit janar 2021 do të nis zyrtarisht fushata e vaksinimint antiCovid në Itali. Si po organizoheni për tarnsportin e vaksinës Pfizer që pritet të kaloj përmes aeorportit të Romës?
Marco Troncone- Për këtë çështje ne i kemi dhënë gatishëmrinë tonë Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, rajonit të Lazios ku jemi pozicionuar gjeografikisht e Komisarit të jashtëzakonshëm për përballimin e emergjencës pandemike Domenico Arcuri.
Jemi të gatshëm të përballojmë nga ana logjistike të gjithë transportin e vaksinës. Do të jenë të paktën tre vaksina që priten të mbërrijnë në Itali e vaksina Pfizer është më komplekse për të menaxhuar në transportin e saj. Kërkon një temperaturë konservimi nga -70 deri në -80 gradë e që asnjë aeroport italian dhe besoj edhe aeoroport europian nuk ka sot aftësinë për ta magazinuar. Për momentin me informacionet që kemi marrë nga autoritetet transporti i vaksinës Pfizer do t'i besohet vetëm kësaj kompanie pikërisht për kompleksitetin që ka shpërndarja e saj.
Qeveria italiane i ka kërkuar kompanisë farmaceutike Pfizer të kryej transportin e vaksinës nga pikat e prodhimit të saj e deri tek pikat shëndetësore ku do të bëhet kryerja e vaksinës. Pra për momentin nëse do të pranohet kjo kërkesë Pfizer do të kërkoj magazinimin e vaksinës në aeroportet tona e rruga e transporit do të jetë direkte nga sektori i prodhimit tek finalizimi i saj.
Dy vaksinat e tjera Astrazeneca e Moderna kërkojnë një temperaturë konservimi më të menaxhueshme që është pak gradë më pak o më shumë se 0 gradë. Ne si aeroporte të Romës kemi hapësirat tona Farma center ku mund të maganizojmë e të menaxhojmë mjaft mirë transportimin e tyre. Pra për këto dy vaksina jemi gati që në këtë moment me hapësira e hagarët që kemi në dizpozicion. Më lejo të theksoj se ky proces i organizimit e shpërdarjes së vaksinave ende nuk është mbyllur nga autoritetet e nuk është i qartë plotësisht se si do të finalizohet. Ne si aeorporte jemi në dialog me qeverinë e me komisionerin për pandeminë e jemi ofruar për të shërbyer në cdo lloj kërkese të nevojshme.
Për të tretin vit radhazi Aeroporti "Leonardo da Vinci" i Fiumicinos është shpalluar aeroporti më i mirë europian? Cilat janë motive e si ja keni dalë në një moment kur të gjitha aeroportet europiane kanë në një krizë të detyruuar nga pandemia globale? Sa ka qënë humbja ekonomike për 2020 në dy aeroportet e Romës Fimucino e Campino?
Marco Troncone- Për të tretin vit jemi vlerësuar me çmimin “Best Airport" nga irports Council International , agjensia që përfaqëson 500 aeroporte europiane, por jemi vleësuar dhe me çmimin tjetër të rëndësishëm si aeroporti që ka pasur rrugën më të sukseshme të zhvilimit e rritjes pozitive të tij. Gjithashtu jemi konsideruar i vetmi aeroport në botë që ka sot vlerësimin me 5 yje nga Skytrax, (The international organisation thatassesses airlines and airports) pas marrjes së certifikimeve të Rina Service Biosafety TrustCertification and the Airport Health Accreditation në kohën e pandemisë. Është një arritje e rëndësishme duke konsideruar se deri më 2013 renditeshim ndër aeroportet më të këqija në Europë.
Motivi i kësaj ngrijte është plani i ri i ekonomik financiar oragnizative me rregulla të reja në sektorin e investimeve e të prurjeve në këtë aeroport. Janë investruar 1.7 miliardë euro nga 2013 deri më 2019 e më shumë prurje financiare e investime lejuan përmirësimin cilësor të aeorportit të Fiumicinos,
Padyshim pandemia na ka shkaktuar hubmje të konsiderueshme. Vitin 2019 e mbyllëm me të adhura gati 1 bilionë euro apo mbi 950 milionë euro. Për vitin 2020 parashikohet të humbasim mbi 700- 750 milionë euro e me një humbje neto mbi 100 mlionë euro. Prej muajit shtator ku numri i fluturimeve u reduktua drastikisht kemi operuar me një humbje mujore prej 15 milionë euro në ditë .
Menaxheri i përgjithshëm i aeroporteve të Romës Marco Troncone informoj gjithashtu se nga testimet e kryera në aeroporte numri i udhëtarëve që kanë rezultuar pozitiv ka qënë mjaft i ulët, shumica e tyre pa simptoma e baraz me 0.5% deri në më pak se 1 % të numrit të tyre të përgjithshëm të tyre.
Ai u shpreh se është në favor të një plani strategjik europian për fluturime në siguri të pasagjerëve, gjë që është lehtësisht e mundur me kryerjen e testimeve Covid që sot kanë një kosto të ulët e garantojnë sistemin shëndetësor publik. Ndryshe nga 6 muaj më parë kur koha e përgjigjes së tamponeve e kosto e saj ishte shumë më e lartë.