Zjarret djegin ishullin australian

Zjarret masive në Australi kanë shkrumbuar gati 40 për qind të sipërfaqes së ishullit të Frejzerit.

Flakët që vazhdojnë prej gjashtë javësh kanë rezultuar jashtëzakonisht të rënda për ishullin e konsideruar trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESKO-ja.

Ndezjen e tyre e ka ndihmuar bimësia e thatë e ishullit të Frejzerit që njihet edhe për sipërfaqen më të madhe ranore në botë.

Thatësira dhe erërat e forta kanë ditë që e kanë rënduar situatën me vatrat e zjarrit në shtetin juglindor të Nju-Sauth-Uellsit.

Temperaturat edhe gjatë natës arritën në fundjavë rekordin e 25 gradëve Celsius.

Sipas shkencëtarëve dhe agjencive të meteorologjisë, ndryshimet klimatike po nxitin zhvillime ekstreme të motit.

Autoritetet kanë ndaluar vizitorët në disa parqe kombëtare ndërsa po mundohen të mbrojnë pikat kulturore ku jeton popullsia vendëse aborigjene.

"Në këtë luginë erërat po lëvizin me 100 kilometra në orë në drejtim të banesave."

"Komuniteti fatkeqësisht mendon se pas sezonit të kaluar nuk do kishte më rrezik zjarresh. Realiteti është se 90 për qind e vendit ende nuk ështe prekur."

Verën e kaluar, zjarret në Australi dogjën një hapësirë tokësore sa Britania e Madhe dhe vranë 33 persona, ndërsa dhjetëra mijëra u larguan nga shtëpitë.