I përplas furgoni në Golem/ Vdes burri, gruaja në spital
Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Golemit.
Një furgon është përplasur me një motocikletë duke i marrë jetën drejtuesit të këtij të fundit.
Sipas asaj që raporton Policia, bashkë me drejtuesin e motorit, shtetasin A.GJ, 52 vjeç udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, L.GJ, e cila pas plagëve të marra është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi paraprak i policisë Kavajë
Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.