Durrës: Vijojnë kërkimet për 32 vjeçarin e zhdukur

Vijojnë kërkimet për Silvi Priftin 32-vjeçarin i cili u zhduk të shtunën teksa dalë për të gjuajtur oktapod bashkë me disa shokë të tij në qytetin e Durrësit.

Policia u njoftua nga familjarët se 32 vjeçari nuk ishte kthyer ndërsa rrobat e tij janë gjetur në afërsi të Currilave.

Polumbarët, Forcat Detare dhe efektivët e Policisë së Durrësit  janë duke zhvilluar operacione kërkimi për gjetjen e 32 vjeçarit.